Nuk ndodh gjithnjë të biesh në dashuri me njeriun me të cilin kryen marrëdhënie seksuale. Këto shenja të zodiakut kanë kimi të paparë me njëri tjetrin në shtrat, por nuk përfundojnë të dashuruar.
Binjakët – Dashi
Të dy janë pasionantë, të çmendur dhe të dhënë pas qejfit spontan. Të dy duan të jenë qendra e vëmendjes, prandaj nata do të jetë e zjarrtë. Gjithsesi marrëdhënia e tyre s’do të shkojë shumë larg pasi si Dashi ashtu dhe Binjakët do ta kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke u zënë se kush do të dominojë i pari.
Ujori – Shigjetari
Ujori sepse janë me kokë ndër re, kurse Shigjetari sepse refuzojnë të prekin Tokën. Seksi mes të dyve është fantastik. Të dhënë pas aventurës, Shigjetari do dikë që t’i mbajë të interesuar dhe kush më mirë se Ujori e bën këtë? Lidhje serioze? Jo dhe jo!
Peshorja – Luani
Njësoj si Dash-Binjakë, edhe ky çift shenjash e njohin mirë artin e flirtimit. Të dy duan të ndihen të adhuruar dhe janë gati për çdo eksperiment në shtrat. Përsa i përket një lidhjeje të gjatë, nuk do funksiononte mes të dyve, do ta gjenin veten duke bërë luftë të kotë me tjetrin pothuajse gjatë gjithë kohës.
Bricjapi – Gaforrja
Bricjapët janë të dhënë pas punës, me këmbë në Tokë dhe të ftohtë. Gaforret janë të butë dhe emocionalë. Gaforret preferojnë një seks më të ndjeshëm, kurse Bricjapët duan të dominojnë në shtrat. Kjo dyshe përgjithësisht nuk shkon deri në kapitullin e fundit.