Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Dikush mund t’ju afrohet duke folur për investime. Nëse jeni të interesuar për atë që ky person ka për të thënë, prisni disa ditë dhe pastaj kontrolloni me një burim të paanshëm. Gjithmonë ia vlen të jeni të kujdesshëm!

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Sot mund të ndihesh sikur je plot me energji. Do të dëshirosh të përfundosh çdo detyrë që të del përpara. Përpiquni t’I kushtoni më shumë kohë familjes, pasi nuk përjashtohet mundësia e debateve.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Përgjegjësitë mund të jenë duke ju shqetësuar sot. Ndoshta i keni premtuar dikujt ndihmë, por nuk keni kohë dhe energji për ta bërë këtë tani. Mos hezitoni t’ia thoni personit përkatës këtë.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Një shpërthim i jashtëzakonshëm energjie krijuese në lidhje me një projekt të rëndësishëm mund të ndodhë sot. Mos u zhgënjeni nëse njohuritë tuaja shterohen shpejt dhe hasni në një pengesë. Mos u përpiqni ta zgjidhni me çdo kusht. Ndalo së punuari për momentin dhe merru më vonë.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Sot mund të jesh në qendër të vëmendjes së publikut në një farë mënyre. Ndoshta po jep një mësim, po jep një leksion ose po drejton një grup diskutimi. Mos u shqetëso nëse të ndodh një bllokim. Kur të ndodhë kjo, bëj pyetje. Kjo do t’u japë atyre një shans për të folur dhe për ta vënë trurin tënd në punë përsëri.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Shumë punë për të bërë? Shumë telefonata për të bërë? Mos u habit nëse ndihesh I turbulluar. Mund të jesh duke u përpjekur të menaxhosh shqetësimet e karrierës ndërkohë që bën plane për një udhëtim të caktuar. Gjej kohë për t’u çlodhur sepse është e domosdoshme.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Shpenzimet e papritura, ndoshta për riparime në shtëpi, mund të ndikojnë ndjeshëm në buxhetin tuaj. Megjithatë kjo është një situatë e përkohëshme nga e cila do ta merrni veten shumë shpejt. Bëni kujdes me dietën ushqimore gjatë ditëve në vijim.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Vrazhdësia nga ana e partnerit mund t’ju ndryshojë gjendjen emocionale. Mos u përpiqni ta detyroni partnerin/en tuaj të tregojë menjëherë arsyen për sjelljen, pasi kjo mund të nxisë probleme të mëtejshme. Partneri/partnerja juaj do të flasë kur të vijë koha e duhur.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Shumë festa mund të të bëjnë të mos ndihesh mirë. Mund të mos jesh i prirur të bësh ushtrime fizike, por një shëtitje e shpejtë ose një orë joge mund të jetë pikërisht ajo që të nevojitet. Gjithashtu do të të qartësojë mendjen.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Një miku juaj mund të përfitojë padrejtësisht nga mirësia juaj. Disa mund të duan që t’u bëni ndere. Të tjerë mund të duan t’ju përdorin si një pikë referimi për problemet e tyre. Sa i përket marrëdhënies në çift, nuk parashikohen ndryshime.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Anëtarët e familjes mund të kenë shumë gjëra në mendje sot dhe t’ju kërkojnë më shumë ndihmë sesa jeni të përgatitur të jepni. Sigurohuni që të qëndroni të qetë dhe të përqendruar në mënyrë që të vendosni se cilat vështirësi janë më urgjente dhe duhet të trajtohen të parat. Mos kini frikë t’ua tregoni të tjerëve vendimin tuaj.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Sot mund të kaloni kohë duke ndihmuar vëllain apo motrën ose një fqinj të përgatitet për një project të rëndësishëm. Ndihma juaj do të vlerësohet maksimalisht. Bëni kujdes me shëndetin, mos e sforconi vetem përtej kufijve tuaj.