Afërdita në Ujor tërheq lidhje, Marsi në Bricjap sjell vendosmëri, ndërsa Mërkuri dhe Dielli në Bricjap ndihmojnë që ndjenjat të shprehen sinqerisht dhe thellë. Hëna, duke kaluar nëpër shenjat e Akrepit dhe Shigjetarit, e shton thellësinë emocionale dhe dëshirën për aventurë. Në këtë atmosferë të ngarkuar dhe emocionuese astrologjike, Demi, Luani, Peshorja, Shigjetari dhe Peshqit do të gjenden në qendër të vëmendjes së fatit.
Demi
Takimi juaj nuk do të ngjajë me një skenë hollivudiane. Më tepër do të jetë një ndjesi e qetë, por e sigurt, se pranë asaj personi ndiheni të mbrojtur dhe mund të jeni vetvetja. Afërdita, mbrojtësja juaj, në këtë periudhë vepron me urtësi të veçantë, duke rikthyer në jetën tuaj një ngrohtësi të provuar nga koha. Mund të jetë një koleg me të cilin papritur nisni një bisedë personale, ose një i njohur i vjetër që do ta shihni me sy të tjerë.
Luani
Do të rrezatoni vetëbesim dhe karizëm në një mënyrë që do ta bëjë të pamundur të mos ju vërejnë. Takimi mund të jetë i shpejtë dhe intensiv, për shembull në një prezantim, koncert apo në një aktivitet ku tregoni talentet tuaja. Mos u tregoni modeste në mënyrë të rreme. Ai që është i destinuar për ju do të magjepset nga autenticiteti juaj, jo nga një imazh i sajuar.
Peshorja
Afërdita, planeti juaj mbrojtës, krijon aspekte me Uranin, planetin e befasisë, duke sjellë surpriza të këndshme. Njohja mund të ndodhë aty ku e prisni më pak. Lejojini vetes spontanitet dhe mos analizoni çdo detaj.
Shigjetari
Shpirti juaj, që kërkon liri dhe përvoja të reja, pret një takim që i bashkon të dyja. Mund të jetë një person që e takoni gjatë një udhëtimi ose dikush që ndan idetë dhe entuziazmin tuaj. Ai do t’ju sfidojë intelektualisht, do t’ju frymëzojë me ëndrrat e tij dhe do t’ju tregojë se afërsia e vërtetë nuk kufizon, por jep krahë. Thoni “po” ftesave të papritura këtë javë! Guximi juaj do të shpërblehet.
Peshqit
Mbi ju vepron një grup veçanërisht i fuqishëm aspektesh. Përveç ndikimit të favorshëm të Afërditës, Neptuni, planeti juaj më i lartë, e mpreh intuitën tuaj në maksimum. Ju do të mund ta ndieni me zemër “personin tuaj”. Takimi është i mundur në një vend të lidhur me krijimtarinë, ndihmën ndaj të tjerëve ose kërkimin shpirtëror. Detyra juaj është të mbeteni të ndjeshëm, por të mos humbni në botën e iluzioneve.





