Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Gjatë ditës së sotme yjet ju këshillojnë të lini mënjanë të gjitha mëritë tuaja. Në ambientin e punës nuk duhet të keni frikë nga personat që ju rrethojnë, pasi nuk do të jenë aspak pengesë në vendimet tuaja.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Gjatë ditës së sotme do të tentoni të rikuperoni marrëdhëniet me miqtë tuaj të vjetër. Në ambientin e punës do të ndodheni përpara vështirësive. Kërkoni ndihmë përpara se të veproni.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Nëse do të zhgënjeheni sot nga pritjet tuaja në dashuri do të gjeni ngushëllim në miqësinë tuaj. Në vendin e punës për të përfituar ekonomikisht do ju duhet të firmosni disa kontrata të rëndësishme.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Yjet ju këshillojnë të bashkoheni me të tjerët për të nënshkruar një marrëveshje që është në interesin tuaj në punë. Në dashuri do të merrni sadisfksione personale nga miku juaj i zemrës.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Mund të mbështeteni te vlerësimi dhe besimi i personave që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do të merrni një komunikim mjaft pozitiv. Në aspektin afektiv duhet t’i kushtoni më shumë kohë partnerit tuaj.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Disa gjëra nuk do ju kënaqin duke kërkuar gjithnjë e më shumë. Në ambientin e punës do të merrni përsipër një angazhim të rëndësishëm dhe që do ju marrë shumë kohë. Në aspektin afektiv yjet ju këshillojnë të flisni pak për jetën tuaj private me persona që nuk i njihni edhe shumë mirë.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Do të keni mundësi të realizoni disa nga objektivat tuaja në ambientin e punës. Në aspektin afektiv do të takoni një person mjaft të matur e të drejtpërdrejtë që do ju bëjë për vete.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Në ambienti e punës duhet të pranoni edhe situata të “rrezikshme” për të forcuar pozitat tuaja. Në aspektin afektiv për të pasur më shumë harmoni duhet të mos tërhiqeni në momente dyzimi.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Do të jeni të mbushur plot qëllime të mira për të ndihmuar këdo që do ju kërkojë mbështetje. Në aspektin afektiv yjet ju këshillojnë të frekuentoni vende të reja me njerëz të rinj.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Nëse jeni të dashuruar pas aventurave dita e sotme rezulton të jetë një mundësi mjaft e mirë për t’ju përkushtuar pasioneve tuaja. Në ambientin e punës do të jeni të qetë falë mbështetjes edhe të kolegëve tuaj.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Do të jetë dita e fitoreve të vogla në ambientin e punës, ku do të përfitoni ndoshta sot një ngritje në detyrë. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft entuziast për marrëdhënien tuaj.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Do ju duhet të sqaroni një keqkuptim me një koleg. Në aspektin afektiv do të vendosni të dilni e të argëtoheni së bashku me miqtë tuaj