Nesër 1 qershor, muaj që pritet të sjellë periudhë të re e më optimiste për 5 shenja të zodiakut. Jupiteri, planeti i fatit dhe zgjerimit kalon tranzit në shenjën e Luanit për një vit të plotë. Ky tranzit favorizon veçanërisht personat që janë të gatshëm të ndjekin më me guxim atë që duan.
Dashi
Jupiteri aktivizon sektorin e dashurisë dhe kreativitetit për Dashin, duke sjellë zhvillime intensive emocionale. Shumë mund të takojnë një person që do të ndiejnë sikur e kanë njohur “përgjithmonë”, ndërsa marrëdhëniet ekzistuese fitojnë thellësi dhe stabilitet më të madh.
Gaforrja
Jupiteri mund të jetë duke u larguar nga shenja, por favori vazhdon në financa. Gaforret do të shohin që puna e tyre e palodhur do të shpërblehet, qoftë përmes një rritjeje të të ardhurave apo njohjes profesionale. Kjo periudhë duket ideale për të ndërtuar një siguri dhe stabilitet më të madh.
Luani
Për Luanët, kjo konsiderohet periudha më me fat e 12 viteve të fundit. Nga 30 qershori, Jupiteri iu kalon në shenjë dhe do të sjellë zhvillime në pothuajse çdo fushë. Marrëdhënie të reja, mundësi profesionale e suksese personale do të dalin në pah, ndërsa shumë do të ndiejnë se më në fund po ecin drejt jetës që kanë dëshiruar prej kohësh.
Akrepi
Pas një periudhe mjaft të vështirë, Akrepët duket se po hyjnë në një fazë të avancimit profesional. Jupiteri ndriçon sektorët e karrierës dhe njohjes, çka mund të përkthehet në një punë të re, ngritje në detyrë apo edhe një sipërmarrje të suksesshme profesionale. Edhe financat tregojnë përmirësim të ndjeshëm.
Ujori
Marrëdhëniet janë tema kryesore e vitit për Ujorët. Kjo është ndër periudhat më të forta për ta, për të takuar një partner të rëndësishëm ose për të parë një marrëdhënie ekzistuese të zhvillohet seriozisht. Njohjet e reja, ribashkimet dhe vendimet për të bashkëjetuar ose martuar janë më të favorizuara.

