Ka pak gjëra më të bukura sesa të hapësh derën e shtëpisë dhe të të presë pas derës kafsha jote shtëpiake. Bishta që tunden me gëzim, vrapi i paduruar në korridor apo tingujt e entuziazmit krijojnë një moment që të ndryshon menjëherë humorin. Kush ka një kafshë e di mirë se sa shumë lumturi sjell ky moment pas një dite të gjatë larg shtëpisë.
Çdo kafshë ka karakterin e vet, ashtu si edhe çdo njeri. Marrëdhënia që krijohet mes tyre është gjithmonë unike dhe varet shumë nga personaliteti i kujdestarit. Dhe nëse e marrim me pak humor, pse të mos themi që edhe shenja e horoskopit mund të ketë “peshën” e saj në këtë zgjedhje?
Dashi është energjik dhe aventurier, ndaj ka nevojë për një shok që i ndjek ritmin. Ndaj, patjetër, një qen do ta bënte të lumtur.
Demi adhuron rehatinë dhe qetësinë, kështu që një mace është partneri ideal për momente relaksi në shtëpi.
Binjakët, të shoqërueshëm dhe llafazanë, do të ndiheshin shumë mirë me një papagall që “u përgjigjet”.
Gaforrja është e ndjeshme dhe kujdeset shumë për të tjerët, ndaj një lepurush i vogël është zgjedhje ideale.
Luani ka shpirt “mbretëror” dhe një mace është reflektimi perfekt i kësaj natyre.
Virgjëresha preferon rregullin dhe pastërtinë, prandaj një hamster i vogël dhe i lehtë për t’u mbajtur është zgjidhje praktike.
Peshorja, romantike dhe e ekuilibruar, do të gjente qetësi me një çift zogjsh.
Akrepi ka natyrë misterioze, ndaj një zvarranik si iguana apo gjarpri i përshtatet më shumë.
Shigjetari, eksplorues i lindur, nuk ndahet dot nga një qen energjik si beagle apo jack russell.
Bricjapi, praktik dhe i organizuar, do të preferonte një kafshë që nuk kërkon shumë angazhim, si derri i Guinesë.
Ujori, me natyrën e tij të pazakontë, tërhiqet nga zgjedhje më ndryshe, si një gjarpër.
Ndërsa Peshqit, të ndjeshëm dhe ëndërrimtarë, gjejnë qetësi duke parë një akuarium me peshq, që i ndihmon të relaksohen dhe të “humbasin” në mendimet e tyre.
Nga Dashi te Peshqit: Kafsha ideale për çdo shenjë të horoskopit
Ka pak gjëra më të bukura sesa të hapësh derën e shtëpisë dhe të të presë pas derës kafsha jote shtëpiake
