Astrologia e njohur, Elena Demollari, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji nëntor për secilën shenjë të horoskopit.
Astrologia paralajmëroi shenjën e Peshqve për problemet që do të hasin këtë muaj:
“Peshqit duhet të kenë kujdes, do kenë sherre dhe debate në kurorën e tyre. Një kredi e marrë, një transformim. Duhet të kenë kujdes se një kurorë mund të shkatërrohet në momentin e fundit. Kanë kaluar situata të vështira, pavarësisht se mund të jenë në një situatë të vështirë, do ia dalin me sukses. Do jetë pak errësirë në lidhje me punën dhe fatin. Do të kenë gënjeshtra, mashtrime, ëndrra të kota, iluzione të kota. Duhet të kenë kujdes nga ëndrrat e kota dhe iluzionet e kota. Pavarësisht se mund të kenë ëndrra të kota dhe mund të jetë errësirë, do pasqyrojnë gjërat e tyre.
Do kenë dashuri pasionante, pak pengesa në partneritet, mund të kenë dhe xhelozi ndaj njëri-tjetrit. Kanë të bëjnë me persona që janë xhelozë. Do të kenë ngritje ekonomike dhe financiare, në karrierë do jenë mirë. Por mos të fantazojnë shumë. Do kenë prishje kurore. Pavarësisht se mund t’i kenë pak gjërat pezull, mund të jetë një fat i ndërprerë si me gërshërë, por përsëri do të kenë pasqyrime. Do ia dalin. Do kenë pak vështirësi, por mos ta bëjmë tragjike. Do ia dalin me sukses. Nëntori do jetë pak specifik, në kuptimin që mund të kenë pak sfida, por do jenë gjëra kalimtare”.




