Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Me Venusin në përplasje me Saturnin, dashuria do t’iu vërë në provë dhe as në punë nuk do të mungojnë disa pengesa. Megjithatë, mund të mbështeteni te energjia e Marsit, ndërsa Hëna dhe Urani do t’iu sjellin edhe pak fat. Jeni duke pritur diçka, por nuk do të jeni vetëm. Ndërkohë, sensualiteti është në kulm!

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Dashuria po ecën shumë mirë dhe dëshira për pasion nuk mungon, madje as në marrëdhëniet më spontane. Nëse jeni prej kohësh në çift, mund të shfaqen disa përplasje të vogla. Më mirë shmangni debatet e panevojshme dhe mendoni për pak relaks. Mos lini t’iu ikin mundësitë për njohje të reja.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Hëna nuk është shumë në anën tuaj këto ditë dhe mund t’iu bëjë nervozë pikërisht në momentet më delikate. Mos shpërfillni një telefonatë të rëndësishme nga familja. Urani mund të sjellë shqetësime, por një takim me një person të shenjës së Peshores mund t’iu bëjë për vete menjëherë.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Optimizmi iu ndihmon të përballoni mirë situatat, edhe pse Saturni është kundër jush. Venusi iu bën veçanërisht tërheqës dhe shton pasionin në jetën sentimentale. Çiftet që janë prej kohësh bashkë mund të përjetojnë disa tensione. Është momenti për të reflektuar mbi atë që dëshironi vërtet.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Nuk ka pengesa të mëdha në horizont, edhe pse Venusi ka lënë Akrepin dhe bota juaj, që dukej perfekte, mund të lëkundet disi. Në dashuri mos e sfidoni tepër fatin. Në çështjet profesionale dhe të biznesit, përkundrazi, gjërat po ecin shumë mirë. Shijojeni momentin!

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Përgatituni të hapni një kapitull të ri në jetën tuaj. Komunikimi mbetet arma juaj më e mirë dhe mund t’iu hapë dyert drejt takimeve dhe perspektivave interesante. Fundjava e ardhshme premton fat në dashuri dhe shumë pasion.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Kjo është java e fundit me Venusin në shenjën tuaj, ndaj shfrytëzojeni në maksimum. Nëse kërkoni partnerin e jetës, duhet të jeni në të njëjtën gjatësi vale me personin tjetër. Periudha sjell pak paqëndrueshmëri, por me Jupiterin dhe Venusin në anën tuaj mund të përjetoni një surprizë të madhe në dashuri.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Këto ditë e shkuara troket sërish në derën tuaj dhe nostalgjia ndihet fort. Mos ikni nga realiteti: qëndroni vetvetja dhe përpiquni t’a shihni jetën nga një këndvështrim tjetër. Nëse ndieni nevojën për një udhëtim, Marsi ju shtyn drejt përvojave të reja.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Qielli nuk është plotësisht në favorin tuaj, por nuk duhet të shqetësoheni, sepse Jupiteri është në anën tuaj. Rizbuloni sensin tuaj të humorit dhe përballojini sfidat me kokën lart. Në dashuri keni mundësi të dilni fitues. Ata që po kalojnë një krizë martesore mund të shohin zhvillime gjatë fundjavës.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Janë ditë intensive dhe disa çështje duhet t’i zgjidhni shpejt. Mërkuri iu ndihmon të jeni efikasë, por edhe iu duhet të jepni maksimumin. Bashkëpunimet e kanë të vështirë të marrin hov dhe as forma fizike nuk është në maksimum. Megjithatë, dashuria nuk do të vonojë të japë shenjat e saj.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Po kaloni një moment pakënaqësie dhe nervozizmi, pasi Jupiteri nuk ndodhet më në shenjën tuaj. Ka ardhur koha të largoni nga jeta gjithçka që nuk funksionon më. Jupiteri favorizon gjithsesi takimet dhe bisedat e rëndësishme, si edhe dashurinë. Mos e shtyni më një zgjedhje që e keni lënë pezull.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Çështjet familjare rikthehen në qendër të vëmendjes, pavarësisht Mërkurit në opozitë. Mos i shtyni bisedat që lidhen me fëmijët, por përballojini ato me guxim. Falë energjisë së Marsit, më në fund mund t’i shprehni lirshëm emocionet dhe dëshirat tuaja.