
Dashi
Pas një periudhe kaq të gjatë do rikthehet entuziazmi dhe harmonia në jetën tuaj në çift. Shprehini më tepër ndjenjat dhe do ndiheni akoma më mirë. Beqarët do kenë disa takime të cilat mund të shndërrohen shumë shpejt në lidhje serioze dhe afatgjata. Shfrytëzojini mundësitë që do iu jepen. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni kuturu sepse do keni probleme.

Demi
Do e keni të vështirë t’ia shprehni ndjenjat partnerit ashtu si i keni në shpirt. E mira do ishte të flisnit me ndonjë psikolog i cili do iu ndihmonte mjaft për ta kaluar këtë gjendje. Beqarët duhet të tregohen më të hapur. Mundësitë për aventura do jenë të shumta, prandaj përfitoni nëse ato iu tërheqin. Financat nuk do kenë probleme. Mund të rrini të qetë në këtë sektor.

Binjakët
Ata që janë në çift do përballen me zhgënjime dhe do ndihen keq. Beqarët nuk do kenë shumë gjasa të fillojnë një lidhje serioze, por duhet të përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen për t’u njohur me persona të rinj. Me kalimin e kohës gjithçka mund të ndodhë. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme falë maturisë që ju keni treguar me shpenzimet.

Gaforrja
Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft i favorshëm për jetën sentimentale të të dashuruarve, megjithatë nuk duhet ta teproni me kërkesat. Beqarët nuk do jenë aspak të favorizuar nga yjet dhe kjo do i mërzitë pa masë. Mundohuni të merreni me diçka që të humbisni mendjen. Financat do jenë delikate, por falë një menaxhimi më të mirë do arrini ta stabilizoni situatën.

Luani
Klima për jetën tuaj në çift nuk do jetë aspak e mirë gjatë kësaj dite. Do keni vështirësi për të ruajtur një komunikim të ngrohtë dhe nuk do mundni dot ta mbani për vete xhelozinë. Beqarët do kenë disa takime, por asnjëri prej tyre nuk do ia vlejë për të vazhduar më tej njohjen. Yjet do bëjnë çmos që t’iu ndihmojnë të zgjidhni një nga një problemet financiare.

Virgjëresha
Vëmendja përqendrohet te shtëpia dhe familja. Hëna prek rrënjët tuaja, duke ju shtyrë të merreni me çështje shtëpiake, ndoshta një zhvendosje ose rinovim. Horoskopi iu sugjeron t’u kushtoni më shumë kohë të afërmve, duke kërkuar harmoni në ambientin familjar. Mund të ndjeni nevojën për t’u izoluar pak për të rimbushur energjitë. Mos kini frikë nga një ndjesi e lehtë melankolie, është thjesht një moment reflektimi të brendshëm. Këshilla e ditës është të forconi themelet emocionale. Horoskopi ditor ju këshillon kujdes në shpenzimet për shtëpinë.

Peshorja
Planetët do iu ndihmoje të rivendosni dialogun në jetën tuaj në çift sot. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah do tregoheni më të kuptueshëm dhe do toleroni gjithë kohës. Beqarët do kenë një ditë më të animuar edhe pse nuk do e takojnë as sot dashurinë e madhe të jetës së tyre. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse do keni probleme të paimagjinueshme.

Akrepi
Jeta sentimentale e çifteve do jetë më e bukur sesa ata e mendonin. Do e dyfishoni përkujdesjen për atë që keni në krah dhe do ia shprehni me tepër ndjenjat. Beqarët duhet t’i lënë të tjerët t’i joshin dhe jo të mbyllen në vetvete. Vetëm kështu do arrini të krijoni një lidhje. Në planin financiar fati do iu buzëqeshë. Do kryeni shpenzimet e nevojshme dhe buxheti nuk do ketë tronditje.

Shigjetari
Do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme gjatë kësaj dite vetëm e vetëm që marrëdhënia juaj me partnerin të jetë e e mirë. Edhe për ata që kanë pasur debate situata do stabilizohet. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të pasur njohje të reja e mjaft interesante. Shfrytëzojini! Në planin financiar do influencohen mjaft investimet dhe të ardhurat do rriten.

Bricjapi
Jeta juaj në çift nuk do jetë rutinë gjatë kësaj dite. Së bashku me partnerin tuaj do mendoni të përjetoni emocione të reja dhe eksperienca drithëruese. Beqarët do njihen me disa persona, por duhet të kalojnë disa ditë para se ata të japin fjalën për diçka më tepër. Për shkak të faturave apo shpenzime të nevojshme që do iu duhet të bëni financat do jenë delikate.

Ujori
Të gjithë planetët do bëhen një për t’ua bërë edhe më të bukur ditën sot. Pas një periudhe të ftohtë dhe kur keni qëndruar larg njeri-tjetrit, situata duket se do përmirësohet. Beqarët duhet të qëndrojnë vetëm edhe sot që të mendojnë çfarë duan të bëjnë në të ardhmen. Financat do jenë të mira, por një dhuratë e dikujt do ua bëjë ditën edhe më të bukur e më të kënaqshme.

Peshqit
Pritet që dita e sotme të jetë shumë e qetë për të dashuruarit. Bashkëpunimi dhe komunikimi do jetë i mirë e nuk do përbëjë asnjë problem. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica të tejskajshme vetëm për të gjetur dashurinë. Ka kohë për gjithçka. Në planin financiar nuk duhet të luani shumë me zjarrin sepse do digjeni keq. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi.
