
Dashi
Ditë mjaft pozitive dhe e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë që keni në krah. Edhe beqarët do influencohen pozitivisht nga yjet dhe do kenë një ditë plot me takime dhe të reja. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini të realizoni të gjitha shpenzimet më të nevojshme.

Demi
Edhe pse kohët e fundit nuk jeni sjellë mirë me atë që keni në krah, sot marrëdhënia me partnerin do fillojë të ngrohet, së bashku me kohën. Beqarët nga ana tjetër do kenë një takim mjaft premtues dhe emocionues. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Perspektivat në planin financiar janë të mira. Përfitoni për të shlyer të gjitha borxhet dhe për të bërë investimet më urgjente.

Binjakët
Klima në çift do ketë përmirësime të ndjeshme gjatë kësaj dite. Nuk do kërkoni më të dalë vetëm e juaja, por do respektoni edhe mendimin e tjetrit. Beqarët duhet të dalin sa më shumë sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të realizojnë takimet e ëndërruara. Po u mbyllët në vetvete nuk do keni ndryshime të statusit. Financat do përmirësohen më shumë nga sa ju mendonit.

Gaforrja
Jeta juaj në çift do ketë disa trazira gjatë kësaj dite. Mos kërkoni gjëra të pamundura nga personi që keni në krah sepse do debatoni ashpër me të më vonë. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë. Më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sesa te fillojnë lidhje pa perspektiva. Në planin financiar as vetë nuk do e kuptoni sesi situata do behët aq e qëndrueshme.

Luani
Nëse i kërkoni partnerit tuaj gjëra të pamundura, ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha sot. Mundohuni të tregoheni sa më realistë që të mundeni. Beqarët do takohen me disa persona te cilët që në takimin e parë do zgjojnë pasionin te ta. Financat nuk do jenë ende në gjendjen më të mirë edhe pse do bëni çmos që ta stabilizoni situatën.

Virgjëresha
Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv sot në jetën tuaj sentimentale. Do e forconi bashkëpunimin dhe komunikimi i mirë do iu ndihmojë të kaloni edhe disa sfida të vështira. Beqarët duhet t’i shprehin pëlqimet sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të hedhin hapat drejt një lidhjeje. Edhe ata që pëlqejnë do ua kthejnë me të njëjtën monedhe. Financat do jenë mjaft delikate. Kujdes!

Peshorja
Periudha e vështirë do mbarojë sot për jetën tuaj në çift dhe tashmë do i shihni gjërat me një sy tjetër. Do i respektoni mendimet e partnerit edhe pse ndonjëherë nuk do iu pëlqejnë. Beqarët me shumë gjasë do fillojnë një lidhje serioze e cila do ua ndryshojë rrjedhën e jetës. Për shkak të disa shpenzimeve të mëdha por të domosdoshme që do iu duhet të kryeni financat do dobësohen.

Akrepi
Më në fund do e gjeni qetësinë e munguar në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni mirë për këtë. Mërkuri do iu nxitë të gjeni një mënyrë të veçantë për t’i shprehur ndjenjat. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura ose për flirte të momentit. Sektori i financave do vazhdojë të jetë i qëndrueshëm nëse ju nuk bëni ndonjë çmenduri me shpenzimet.

Shigjetari
Jeta në çift do jetë shumë e mërzitshme sot. Nuk do kuptoheni aspak mirë me atë që keni në krah dhe do debatoni ashpër në disa momente. Beqarët ka mundësi të takojnë disa shokë te fëmijërisë me të cilët do bien kokë e këmbë në dashuri. Në planin financiar mos kryeni shumë shpenzime edhe nëse situata është e qëndrueshme. Do ju duhen paratë për diçka më të rëndësishme më vonë.

Bricjapi
Do ju duhet të bëni disa zgjedhje të vështira sot në jetën tuaj në çift. Ka ardhur momenti t’i mendoni gjërat me kujdes dhe të planifikoni të ardhmen. Beqarët nuk do arrijnë dot të takohen me personin e tyre të ëndrrave dhe do qëndrojnë sërish vetëm. Financat ka shumë mundësi të përmirësohen falë një projekti profesional të përmbyllur me sukses.

Ujori
Në jetën tuaj në çift do merrni vendime shumë të rëndësishme sot. Do i shihni gjërat me një sy tjetër. Edhe për ata që kanë pasur një periudhë të vështirë priten përmirësime. Beqarët nuk do dëshirojnë ta sakrifikojnë lirinë e tyre duke qenë se edhe ashtu ndihen mirë. Në planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën shumë shpejt falë këmbënguljes që do tregoni.

Peshqit
Gjithë përkujdesja dhe vëmendja që keni treguar këto ditë ndaj partnerit do iu shpërblehen sot. Surprizat do jenë të njëpasnjëshme. Beqarëve do iu ndodhin gjëra që as nuk i kishin menduar. Jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Për të ardhurat duhet të kujdeseni më shumë se kurrë. Beni një riorganizim pa qenë tepër vonë sepse me pas nuk do dini nga t’ia mbani.
