Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Dita sot ju favorizon mjaft për ndryshime të reja, si në planin financiar ashtu edhe në atë emocional. Kini kujdes të mos merrni përsipër punë që nuk i bëni dot.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Duket se është shumë e rëndësishme që sot të ruani qetësinë dhe të mendoheni mirë para se të veproni. Priten tensione me njerëz të afërt, po ashtu edhe në punë.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Dëshirat tuaja që i keni pasur prej një kohe të gjatë, tashmë do të shohin dritën e realizimit. Shijojeni sepse yjet janë në anën tuaj. Fundjava premton shumë argëtim.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Nëse gjatë periudhës së fundit keni ndjerë se fati nuk ju ka përkrahur aspak, tashmë kjo do të marrë fund. Pritet një kthesë shumë interesante në jetën tuaj, e cila do t’ju befasojë për mirë.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Kini gjithmonë parasysh që veprimet tuaja kanë pasoja, e për këtë nuk mund të fajësoni të tjerët. Ruani qetësinë dhe reflektoni, nuk jeni të pagabueshëm.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Këtë periudhë duhet të përqëndroheni te gjendja juaj shëndetësore. Nëse shihni që trupi po ju jep ndonjë sinjalizim, mos e neglizhoni. Tregohuni të kujdesshëm edhe në punë.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Dita sot është shumë e favorshme për kontrata të reja, përgjithësisht për të hedhur firma e për të ndërmarrë hapa të rinj. Kapni mundësitë që ju ofrohen.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Mos u shqetësoni nëse vëreni që disa plan po ju largohen nga spektri. Vazhdoni të punoni sepse priten zhvillime pozitive. Shfrytëzojeni këtë fundjavë për t’u shplodhur.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Sot rikthehen nga e shkuara disa çështje që keni menduar se i keni mbyllur. Përballuni dhe hiqini qafe njëherë e përgjithmonë. Mos lejoni që e kaluar t’iu prishë të tashmen.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Financat nuk do të jenë në nivelet më të mira të mundshme këtë periudhë. Por mos u shqetësoni sepse shumë shpejt arka juaj e kursimit do fillojë të mbushet.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Aktivitet fizike nuk duhet të mungojnë sot. Argëtimi është ajo që që ju ka munguar për një kohë të gjatë, e tashmë duhet të filloni të merreni pak më seriozisht me veten .

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Mos i anashkaloni disa përgjegjësi që keni. Sa më shumë t’i shtyni aq më keq do të jetë për ju për t’i zgjidhur siç duhet. Vlerësoni çdo detaj dhe çdo të papritur për të qënë të qetë.