Sot qielli sjell sinjale të forta dhe ndryshime të papritura për shumë njerëz. Disa do të marrin një shtytje të fuqishme përpara, ndërsa të tjerë do të përballen me momente që kërkojnë qetësi dhe kujdes.

Energjitë e ditës mund të ndikojnë në marrëdhënie, vendime personale dhe planet që ke në mendje.

Lexo më poshtë për të parë si ndikojnë këto lëvizje te ti dhe kush përfiton më shumë nga ky konfigurim i rrallë:

Akrepi

Dita më e fortë e të gjithë zodiakut. Katër planetë në favor (Venus, Hëna, Jupiteri, Saturni) të japin energji, qartësi dhe aftësi për të marrë rezultate të prekshme. Projektet ecin, njohjet e reja janë pozitive, dhe në dashuri ka stabilitet. E vetmja kujdes: mos e prish atë që po funksionon.

Luani

Fiton terren dita-ditës dhe shfaq besim të madh te vetja. Energjia e fundjavës është e fortë dhe zgjidh keqkuptime që të kanë lodhur. Mundësi pune dhe vlerësim personal. Dita të ndihmon të sqarosh, të bindësh dhe të rikthesh ekuilibrin.

Gaforrja

Qiell i hapur dhe mbështetës për dashurinë, projektet familjare dhe planet afatgjata. Për çiftet është moment ideal për hapa seriozë. Për beqarët, ndjenjat vijnë lehtë. Vetëm pak pasiguri e brendshme mund të të pengojë të shohësh sa mirë po ecin gjërat.

Shigjetari

Energjia e Mërkurit dhe Marsit në shenjë të jep vrull, vendosmëri dhe qartësi. Ide të reja, takime të bukura, dëshirë për liri dhe për zgjedhje të guximshme. Dita favorizon njohje të reja dhe ndarje të situatave që nuk vlejnë më.

Demi

Ditë e pastër emocionalisht, me marrëdhënie të sinqerta dhe sqarime të rëndësishme. Afërsia me disa shenja të ujit dhe tokës është e fortë. Dashuria përfiton nga përkujdesja jote e natyrshme. Fundjava premton rikuperim dhe pasion.

Peshorja

Ka rritje emocionale dhe mundësi për t’u lidhur me njerëzit e duhur. Mbështetja e të tjerëve të jep siguri. Ditë e mirë për hapje emocionale dhe për të marrë vëmendjen që të ka munguar kohët e fundit.

Bricjapi

Dita sjell pak konfuzion, por përgjithësisht pozitive. Je më i fortë se në tetor. Përparim në punë dhe qartësi në dashuri. Ka nevojë vetëm të seleksionosh njerëzit rreth teje dhe të mos shpërndash energji te personat e gabuar.

Dashi

Energjia po rikthehet, por lodhja e ditëve të fundit ndihet. Ke mbështetje planetare, por distanca në një marrëdhënie mund të japë një ndjesi boshllëku. Dita përmirësohet me komunikim të sinqertë. E favorshme për projekte.

Ujori

Stresi i Venusi kundër vazhdon. E mira është se po rifiton qartësi mbi prioritetet e tua. Mund të marrësh vendime përfundimtare për marrëdhënie ose ambiente që nuk funksionojnë më. Nuk është ditë e keqe, por emocionet janë të ngarkuara.

Virgjëresha

Dita është e trazuar, me tensione në punë ose marrëveshje që të mbajnë pezull. Ke dëshirë për ndryshim, por rrugët nuk janë ende të hapura. Mos u mbyll emocionalisht, sepse rrezikon të humbasësh mundësi të mira.

Binjakët

Kundërshtia e Mërkurit dhe Marsit sjell tension, keqkuptime dhe lodhje mendore. Kujdes me paratë dhe diskutimet familjare. Fundjava është shumë më e mirë, ndaj mos merr vendime sot.

Peshqit

Dita më e dobët e radhës për shkak të Hënës kundër. Ndriçimi emocional dobësohet dhe mund të shfaqet një lloj nostalgjie e njohur. Fatmirësisht, mbrëmja është më e qetë dhe ditët në vijim janë të mbështetura nga Jupiteri.