
Dashi
Kjo është një periudhë shumë e mirë për ty. Ka gjasa që po përgatit një projekt të madh për verën ose po vijnë zhvillime të reja. Sot është dita më e mirë për të vepruar, më shumë se ditët në vazhdim. Ke shumë energji dhe vendosmëri, por rrezikon të nxitosh dhe të zhgënjehesh nëse rezultatet nuk vijnë menjëherë. Disa çështje të lëna pezull po rikthehen dhe kërkojnë zgjidhje konkrete. Problemi është se ti do rezultate të shpejta, ndërsa situatat kërkojnë kohë. Duhet durim dhe hapa të qëndrueshëm për të arritur atë që do.

Demi
Situata po përmirësohet dukshëm. Ka më shumë mundësi në punë dhe takime të rëndësishme në ditët në vijim. Është momenti të veprosh dhe të mos rrish në vend. Edhe në dashuri ka zhvillime pozitive, sidomos në lidhjet që kanë nisur tashmë. Është një periudhë konkrete ku mund të marrësh rezultate reale. Mund të vijnë oferta të reja ose përfitime financiare. Disa do punojnë shumë edhe gjatë verës, por kjo do sjellë përfitime.

Binjakët
Ke shumë ide dhe energji, por ditët e fundit mund të kenë sjellë tensione me të tjerët. Problemi është që kërkon shumë dhe pret që të gjithë të të ndjekin ritmin, gjë që jo gjithmonë ndodh. Kjo mund të sjellë keqkuptime. Idetë janë të shumta, por jo të gjitha realizohen menjëherë. Duhet të shmangësh debatet, sidomos me disa persona që nuk të kuptojnë. Nga ana tjetër, është një periudhë e mirë për njohje të reja, sidomos për beqarët.

Gaforrja
Po hyn në një fazë më të qetë pas një periudhe të vështirë. Edhe pse mund të ketë momente tensioni në ditët në vijim, në përgjithësi ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Disa zhgënjime nga njerëz që i besoje të kanë bërë më të kujdesshëm. Tani ke mundësi të sqarosh situata dhe të marrësh vendime. Asgjë nuk është e humbur, përveç nëse ti vendos të mbyllësh një kapitull. Ditët në vazhdim do të ndihmojnë të kuptosh më mirë drejtimin që duhet të marrësh.

Luani
Ke pritshmëri të larta dhe dëshirë për të arritur shumë, sidomos në marrëdhënie dhe në jetë personale. Muaji i kaluar ka qenë i vështirë për dashurinë, por tani po fillon një fazë e re. Ti nuk tërhiqesh nga marrëdhënie të lehta, por nga ato që kërkojnë përpjekje. Kjo mund të të fusë në situata të ndërlikuara. Duhet të kuptosh kush ia vlen dhe kush jo. Mund të jetosh edhe marrëdhënie pa angazhim të fortë, më të lehta dhe pa komplikime. Është moment për të zgjedhur më mirë.

Virgjëresha
Ke kaluar disa ditë të lodhshme dhe duhet të qetësohesh. Edhe sot mund të ndihesh pak nervoz, por ditët në vazhdim do jenë më të mira. Është e rëndësishme të gjesh qetësi dhe të kuptosh nëse dikush ka ndikuar shumë negativisht në jetën tënde. Mund të ketë pasur shqetësime për familjen ose njerëz të afërt. Nga nesër gjërat bëhen më të qarta. Në punë ka zhvillime dhe mundësi të reja. Deri në mes të muajit priten lajme dhe konfirmime të rëndësishme.

Peshorja
Pas një periudhe të vështirë dhe të lodhshme, tani fillon të ndihesh më i qetë dhe më i balancuar. Sot është një ditë e mirë për të rikuperuar energjinë, sepse ditët në vijim mund të jenë pak më të lodhshme. Në dashuri, situata përmirësohet gradualisht dhe fundjava sjell më shumë hapje dhe mundësi për afrime. Ke edhe disa dyshime për shpenzime ose vendime të rëndësishme që lidhen me jetën personale, si ndryshim banese apo plane për të ardhmen. Gjërat po stabilizohen, por duhet të mos e ngarkosh veten më shumë seç duhet.

Akrepi
Në punë ka zhvillime të reja, por disa marrëveshje mund të zvarriten deri në mes të muajit. Nëse je duke negociuar, duhet durim. Nga fundi i majit dhe sidomos në qershor priten përmirësime të rëndësishme, sidomos për ata që punojnë vetë. Në dashuri situata përmirësohet pas një periudhe të dobët, por sot mund të ndihesh pak nervoz dhe i paduruar. Kujdes me fjalët dhe reagimet ndaj të tjerëve.

Shigjetari
Në dashuri nuk ka krizë të fortë, por duket sikur ti dhe partneri jeni në drejtime të ndryshme. Duhet më shumë komunikim për të gjetur balancën. Në punë, përkundrazi, je në një moment shumë të mirë: idetë janë të forta dhe kreative. Ky është vetëm fillimi, sepse në muajt në vijim do hapen më shumë mundësi. Mund të lindë një ide e rëndësishme që do zhvillohet gradualisht deri në verë.

Bricjapi
Je i fortë dhe nuk lejon askënd të të kalojë sipër. Kërkon respekt dhe e di mirë çfarë vlen. Disa mund të jenë lodhur nga dashuria pas zhgënjimeve, por në fakt ke nevojë për qetësi dhe një lidhje të qëndrueshme. Edhe pse puna të merr shumë kohë, duhet t’i japësh më shumë hapësirë jetës personale. Po fillon të rishikosh mënyrën si i sheh marrëdhëniet dhe njerëzit përreth.

Ujori
Java bëhet më interesante, sidomos nga fundjava kur ndihesh më i hapur emocionalisht. Kohët e fundit ke pasur stres nga paratë, shpenzimet apo vonesat në pagesa. Kjo ka ndikuar edhe në humor. Tani duhet të gjesh balancë mes jetës praktike dhe asaj emocionale. Fundjava sjell më shumë qetësi dhe mundësi për dashuri apo përmirësim në marrëdhënie.

Peshqit
Në këto ditë mund të ndjesh sikur dikush është kundër teje ose nuk të kupton. Në punë, megjithatë, situata është e fortë dhe idetë janë të mira. Problemi është më shumë emocional: ke nevojë për qetësi dhe siguri brenda vetes. Nëse ke nisur diçka të re, kërkon më shumë garanci dhe stabilitet. Në fillim të muajit mund të ketë edhe përmirësim financiar, sidomos për ata që punojnë me komisione. Kujdes me marrëdhëniet: jo çdo gjë është e qartë dhe mund të lindin keqkuptime.
