Sipas astrologëve, disa shenja të zodiakut më të prirura për të qenë “zemërthyesit” klasikë. Këto shenja horoskopi janë të vështira për t’u dashuruar, por edhe më të vështira për t’u harruar. Njihuni me këto shenja:

Binjakët

Binjakët dinë saktësisht çfarë të thonë, kur ta thonë dhe si ta përdorin humorin apo intelektin e tyre për të të joshur. Ata janë shoqërorë, spontanë dhe shumë sharmantë. Por, njësoj si flaka që ndizet shpejt dhe shuhet po aq shpejt, edhe pasioni i tyre ka kufi. Rutina i mërzit, ndaj shumë marrëdhënie përfundojnë para se të bëhen serioze. Të gjithë bien në magjinë e tyre, por vetëm pak arrijnë të mbeten gjatë në zemrën e Binjakëve.

Luani

Luanët janë simbol i karizmës dhe vetëbesimit. Kur duan, dinë të të përkëdhelin me gjeste të mëdha dhe dashuri mbretërore. Por, kjo dashuri shpesh shoqërohet me pritshmëri të mëdha. Nëse nuk ndihen në qendër të vëmendjes, mund të të largohen papritur dhe me dramë, duke lënë pas një boshllëk të thellë.

Akrepi

Dashuria e Akrepit është pasionante, e thellë dhe e paharrueshme. Por kjo intensitet shpesh sjell dhimbje. Ata testojnë, kontrollojnë dhe analizojnë partnerin, duke krijuar një marrëdhënie sa magjepsëse aq edhe të lodhshme. Në momentin që ndihen të tradhtuar apo humbin interesin, të mbyllin derën pa asnjë shpjegim. Heshtja e tyre, pas një afërsie të fortë, dhemb më shumë se çdo grindje.

Shigjetari

Shigjetarët janë aventurierë të lindur. Me humorin, optimizmin dhe energjinë e tyre, ata janë magnet për këdo. Por, liria për ta është oksigjen. Nuk e durojnë dot kontrollin dhe kufizimet. Sapo ndihen të lidhur apo të ngadalësuar, largohen shpejt, ndonjëherë edhe me buzëqeshje, pa qëllim të keq, por duke lënë pas ndjenja të thyera.