Sipas hulumtimit të bërë nga platforma Zodiac Story, duke mbledhur të dhëna për gratë më të pasura në Amerikë (bazuar në të dhënat e Forbes), rezultoi se disa shenja horoskopi kanë prirje për para. Njihuni me to:

Gaforrja

Gaforret janë shumë diplomatike dhe pavarësisht nga ndjeshmëria e tyre, ndonjëherë mund të jenë mjaft të pamëshirshme. Në të njëjtën kohë, për shkak të frikës dhe pasigurisë, veprojnë në mënyrë shumë konservative me paratë e tyre, ndërsa përpiqen të parandalojnë fatkeqësitë në çdo mënyrë.

Luani

Të rehatshëm dhe të sigurt, Luanët dinë të lëvizin në një hapësirë dhe të tërheqin vëmendjen. Nuk hezitojnë të kërkojnë çfarë meritojnë, sidomos nëse e meritojnë dhe e dinë që e meritojnë.

Virgjëresha

Ato janë perceptuese dhe inteligjente dhe dinë të ndjekin ëndrrat e tyre. Mund të bëhen të pamëshirshme dhe nuk ndalojnë deri sa ta marrin atë që duan. Aftësia e tyre për t’u fokusuar në çdo detaj i ndihmon ato edhe në botën e biznesit.

Peshorja

Dashuria e tyre për paranë është e lindur dhe i ndihmon ata të Peshores të ndërtojnë një rrjet të fortë profesional.

Bricjapi

Të lindur ambiciozë dhe të vendosur, Bricjapët nuk preken nga emocionet dhe mbeten realistë. Karakteristikat e një rëndësie të veçantë për botën e biznesit. Ata i menaxhojnë shkëlqyeshëm financat e tyre dhe i urrejnë borxhet. Ata shmangin shpenzimet e panevojshme dhe veprojnë në mënyrë proaktive dhe metodike në lidhje me hapat e tyre profesionalë dhe financiarë. Me Saturnin si sundimtar, ata punojnë me përpikëri dhe pa u lodhur për t’ia dalë mbanë dhe nuk do të dorëzohen derisa të arrijnë qëllimin e tyre, pra të fitojnë shumë para.