Astrologjia e lidh dashurinë me planetin Venus dhe me rrotullimet karmike që përsëriten përmes marrëdhënieve. Disa shenja janë më të prirura të hyjnë në lidhje që i thyejnë, por që në fakt u shërbejnë për të rritur vetëdijen e tyre emocionale. Gaforrja, Peshqit dhe Peshorja janë shenjat që përjetojnë më shumë dashuri karmike.
Gaforrja shpesh tërheq partnerë emocionalisht të paarritshëm, sepse brenda vetes nuk ka mësuar ende ta dojë pa kushte. Peshqit duan të shpëtojnë të tjerët, por harrojnë të shpëtojnë veten. Peshorja dashurohet me idenë e dashurisë dhe shpesh harron të pyesë veten: A ndihem unë e lumtur këtu? Ndërsa Akrepi dhe Dashi jetojnë dashuri të zjarrta që u mësojnë kontrollin dhe durimin. Astrologët thonë se dashuria e vërtetë vjen vetëm pasi shërojmë plagët e vjetra, e jo përmes përsëritjes së tyre.