Astrologia e njohur, Elena Demollari, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.
Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji nëntor për secilën shenjë të horoskopit.
Duke u ndalur te shenja e Akrepit, astrologia tha se do të hasë në disa vështirësi:
“Për Akrepin, ka sherre, debate, konflikte për çështje pronash. Duhet të shmangin debatet, konfliktet, mosmarrëveshjet, sepse mund të përfshihet në debat një konkurrencë. Konkurrencë në punë, në fat, në dashuri, në biznese. Do të ketë ribashkime, një rikthim i ish-të dashuri ose ish-të dashure, do të ketë një pajtim. Mund të ketë një fejesë, ose martesë, ose një ortakëri. Do të bëjnë udhëtime të gjata, një largim nga vendbanimi i tyre, nëse kanë menduar për të udhëtuar. Janë ulur të mërzitur në hijen e një peme duke menduar. Mirësinë e kanë përpara, Universi do t’u japë një dhuratë të bukur. Pavarësisht se mund të mërziten, përsëri Universi do t’u japë një dhuratë të bukur. Nëntori mbyllet mirë për Akrepin”.





