Nëse keni kaluar muaj duke provuar shanse të reja, duke dalë çdo fundjavë dhe duke provuar hobi të ndryshme, por akoma nuk keni gjetur personin e duhur, ndoshta është koha të ktheheni një herë edhe nga yjet. Astrologët thonë se harta juaj e lindjes është e mbushur me shenja që mund t’ju tregojnë ku dhe si mund të takoni shpirtin tuaj binjak, nëse dini ku të shikoni.

Një “TikTok” viral i ndarë më 22 tetor nga krijuesja dhe astrologia @kimannieastro tregon se takimi me shpirtin tuaj binjak nuk ndodh rastësisht. Në fakt, ekzistojnë shenja të vogla brenda shtëpisë së 7-të të marrëdhënieve në hartën tuaj, që mund të zbulojnë se ku dhe si mund të kryqëzoni rrugët me të duhurin/ën.

Sipas shenjës që ndodhet në shtëpinë tuaj të 7-të, qoftë Dashi, Demi, Binjakët, etj., mund të kuptoni karakterin e partnerit tuaj të ardhshëm dhe vendin ku mund ta takoni. Për shembull:

Nëse keni Demin në shtëpinë tuaj të 7-të, një shenjë toke që e do qëndrueshmërinë, partnerin/en mund ta takoni kur jeta juaj ndjehet e qetë dhe e ekuilibruar.

Nëse keni Binjakët, një shenjë ajri dhe shumë sociale, mund të takoni dikë në një mbledhje shoqërore, përmes miqve ose online.

Nëse keni Gaforren, shenjë e kujdesit dhe mbrojtjes, partneri i ardhshëm do t’ju duket menjëherë i njohur, edhe në një turmë njerëzish.

“TikTok”-u është plot histori njerëzish që kanë parë shenjën e shtëpisë së 7-të dhe kanë njohur partnerin kur nuk e prisnin fare, ose e kanë ndjerë intuitivisht kur e panë atë nga larg, dhe disa prej tyre përfunduan të martuar!

Çfarë janë shtëpitë në astrologji?

Harta juaj e lindjes formohet në momentin e saktë të lindjes: muaj, ditë, vit, orë dhe vend. Astrologët e ndajnë qiellin në 12 zona, të quajtura shtëpi, dhe secila shtëpi përfaqëson një aspekt të jetës.Shtëpia:

1: vetja

2: financat

3: komunikimi

4: shtëpia

5: krijimtaria

6: shëndeti

7: marrëdhëniet

8: transformimi

9: idetë e mëdha

10: imazhi publik

11: komuniteti

12: pavetëdija

Shiko shtëpinë tënde të 7-të për dashurinë

Shtëpia e 7-të, e sunduar nga shenja romantike e Peshoreve, lidhet natyrshëm me martesën, dashurinë dhe partneritetet. Bëni një lexim të hartës suaj të lindjes dhe gjeni shenjën që bie në këtë shtëpi, ajo do t’ju japë pistat e para se si dhe ku do të takoni partnerin tuaj.

Pastaj eksploroni karakteristikat dhe kuptimin e shenjës. Për shembull:

Nëse keni Dashin, përqafoni energjinë e pasionit, aventurës dhe rreziqeve, dikush që ju bën të ndiheni të gjallë dhe të emocionuar mund të jetë njeriu i duhur.

Nëse keni Luanin, mund ta takoni në një festë ose një moment kur ndiheni veçanërisht të sigurt dhe tërheqës.

Nëse keni Bricjapin, ndoshta dashuria lind në punë, gjatë lidhjeve profesionale ose në shkollë.

Planetët gjithashtu kanë rëndësi

Mos harroni se planeti sundues i shenjës suaj gjithashtu tregon ndikime të tjera. Për shembull, nëse shtëpia juaj e 7-të ka Akrepin, që sundohet nga Plutoni dhe Marsi, shikoni ku gjenden këta planetë të tjerë në hartën tuaj, ata mund t’ju tregojnë se dashurinë mund ta gjeni përmes karrierës, rolit publik ose situatave transformuese në jetë.

Edhe pse hartat e lindjes mund të jenë komplekse, një lexim profesional astrologjik mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë këto sinjale. Por edhe një lexues i thjeshtë i astrologjisë mund të nisë të vëzhgojë modelet, t’i aplikojë ato në jetën e dashurisë së vet dhe ndoshta të afrohet një hap më pranë të gjeturit të shpirtit binjak.