Një person i shenjës së Dashit me Marsin te Gaforrja nuk debaton siç do ta bënte lloji tipik luftarak i kësaj shenje:
“Ai kalon nga shpërthimet e zemërimit te qëndrimi i viktimës, duke u prekur lehtë, por duke e pasur të vështirë ta shprehë drejtpërdrejt inatin”.
Shenja ku ndodhet Hëna shpjegon pse disa njerëz duket se nuk harrojnë kurrë.
“Një Hënë te Akrepi mund të qëndrojë e heshtur për ditë të tëra, duke vëzhguar dhe regjistruar çdo fjalë të thënë gjatë një krize.
Në të kundërt, një Hënë te Binjakët priret të racionalizojë menjëherë, duke e diskutuar ngjarjen pa pushim, thuajse për t’i hequr fuqinë emocionale”.
I njëjti debat zhvillohet si një skenar krejtësisht i ndryshëm, në varësi të faktit se cila prej këtyre dy Hënave është e përfshirë.
“Për shenjat e Zjarrit, konflikti është një përvojë e gjallë, pothuajse fizike. Dashi shpërthen dhe e shfryn zemërimin shpejt, pa e tepruar me analizat.
Luani e ngre zërin nëse ndihet i poshtëruar, por gjithashtu kërkon një zgjidhje që ruan dinjitetin e të dyja palëve.
Shigjetari debaton kur ndjen padrejtësi, duke ndërthurur moralizmin me ironinë therëse. Me të, tensioni rrallë zgjat: përplasja është e drejtpërdrejtë dhe kur vjen, paqja është po aq e qartë dhe përfundimtare”.
Shenjat e Tokës e shohin konfliktin si një kërcënim për stabilitetin.
“Demi ngul këmbë, mbron pozicionin e tij dhe kundërpërgjigjet me kokëfortësi në vend të zhurmës.
Virgjëresha analizon, kapet pas detajeve dhe vë në dukje mospërputhjet e tjetrit, duke e shndërruar debatin në një dosje me hollësi.
Bricjapi ruan gjakftohtësinë, por mund të bëhet i ashpër dhe therës, veçanërisht nëse ndihet se autoriteti i tij është në rrezik.
Rreziku këtu nuk është aq te shkëmbimi i të bërtiturave, sa te pakënaqësia e heshtur dhe e fshehtë që mund të zgjasë me javë të tëra”.
Shenjat e Ajrit e menaxhojnë konfliktin përmes fjalëve.
“Binjakët ndryshojnë temë, e minimizojnë dramën dhe përdorin ironinë si armë dhe si mburojë.
Peshorja i frikësohet konfrontimit të hapur, tenton të ndërmjetësojë edhe kur është e zemëruar dhe shpesh e mban brenda vetes frustrimin, duke ruajtur një ton të sjellshëm.
Ujori shkëputet emocionalisht, duke e zhvendosur bisedën te parimet dhe idetë, sikur të ishte një debat intelektual e jo një çështje personale. Me ta, fushëbeteja e vërtetë është shpesh vetë komunikimi”.
Te shenjat e Ujit, konflikti është një vërshim emocionesh.
“Gaforrja lëkundet midis mbylljes së menjëhershme në vetvete dhe nevojës për siguri; mund të duket se ka luhatje humori, por në fakt po reagon ndaj frikës së përjashtimit.
Akrepi e sheh debatin si një provë besnikërie: nëse ndjen tradhti, intensiteti dyfishohet dhe falja bëhet një proces i gjatë e selektiv.
Peshqit tërhiqen dhe bëhen të pakapshëm; mund të thonë “po” për të shmangur tensionin dhe më pas zhduken, duke e lënë tjetrin me ndjesinë se po flet me boshllëkun”.




