E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji shkurt për secilën shenjë të zodiakut.

Si parashikohet muaji për Peshqit?
“Pavarësisht se Peshqit mund të kenë kaluar shumë situata, mund të kenë pasur pengesa apo situata të vështira, do dalin të fituar. Do çeli diçka e re. Do bëjnë udhëtime të gjata. Do kenë dashuri pasionante dhe mund të kenë lidhje të reja. Mund të kenë dhe rikthime të ishit. Por mund të rilindë një dashuri vullkanike. Do kenë përfitime të vogla në financë. Do marrin lajme të mira nëse kanë të bëjnë me seanca gjyqësore, drejtësinë, ose nëse janë të pushtetshëm, nëse kanë ndonjë gjyq, do ta fitojnë. Do dalin të fituar, do dalë e drejta e tyre. Probleme me shëndetin nuk shikoj. Në përgjithësi Peshqit do të jenë mirë”. /TAR/