Tetori nis me një nga ngjarjet astrologjike më të përfolura të vitit. Më 3 tetor 2026, Venusi nis retrogradën në shenjën e Akrepit, një cikël që do të vazhdojë deri më 13 nëntor. Më 25 tetor, planeti do të rikthehet në Peshore, ku do të qëndrojë në lëvizje retrograde deri në përfundim të ciklit.

Në astronomi, retrograda është një lëvizje e dukshme: planeti nuk ndryshon realisht drejtimin e orbitës, por nga Toka duket sikur po lëviz mbrapsht. Në astrologji, megjithatë, Venusit i atribuohen dashuria, marrëdhëniet, bukuria, paratë dhe vlerat personale, ndaj retrograda e tij interpretohet si një periudhë rishikimi në këto fusha. Astrodienst

Ish-at mund të trokasin sërish në derë? Sipas interpretimeve astrologjike, Venusi retrograd lidhet shpesh me rikthimin e çështjeve të pazgjidhura nga e kaluara. Kjo mund të nënkuptojë që një ish-partner të rishfaqet, të rikthehet komunikimi me dikë që kishim lënë pas ose thjesht të fillojmë të mendojmë përsëri për një marrëdhënie të vjetër.

Por një rikthim nuk do të thotë domosdoshmërisht një ribashkim. Në astrologji, kjo periudhë shihet më shumë si një mundësi për të pyetur veten se çfarë duam realisht nga një marrëdhënie dhe cilat modele nuk dëshirojmë t’i përsërisim më. Deri më 25 tetor, retrograda zhvillohet në Akrep, shenjë që astrologjia e lidh me intensitetin, intimitetin, sekretet dhe lidhjet e thella emocionale. Më pas Venusi rikthehet në Peshore, duke e zhvendosur vëmendjen drejt ekuilibrit, reciprocitetit dhe mënyrës se si funksionojnë marrëdhëniet tona.

Jo vetëm dashuria…

Retrograda e Venusit lidhet edhe me financat, pamjen dhe vlerat personale. Astrologët e konsiderojnë këtë më shumë një periudhë për të rishikuar sesa për të marrë vendime impulsive: nga një lidhje e re apo një shpenzim i madh deri te ndryshimet drastike estetike. Dhe këtë herë cikli është veçanërisht interesant: Venusi nuk ka qenë retrograd që nga pranvera e vitit 2025, ndërsa një cikël shumë i ngjashëm në Akrep dhe Peshore ndodhi në vjeshtën e vitit 2018.  Pra, nga 3 tetori deri më 13 nëntor, sipas astrologjisë, pyetja kryesore mund të mos jetë vetëm “Kush do të rikthehet?”, por edhe “A dua ende atë që doja dikur?”.