Afërdita, me hyrjen në Dem dje më 4 prill 2026 krijon nga sot një ndikim të fortë në jetën emocionale dhe sentimentale, duke formuar një kënd të tensionuar me Plutonin në Ujor. Ky kombinim sjell pasion, përballje të drejtpërdrejta dhe ndryshime të thella në marrëdhënie.

Këto ndikime janë më të ndjeshme për katër shenja, veçanërisht për ata që i përkasin dekadës së parë:

Demi

Afërdita në shenjën tuaj, në përplasje me Plutonin, sjell tension në marrëdhënie personale. Kjo ditë mund të çojë në një ndarje përfundimtare ose në një sqarim të fortë që, edhe pse i vështirë, sjell çlirim. Rritet dëshira për kënaqësi materiale dhe sensuale, por duhet kujdes me teprimet. Mund të ketë lodhje fizike dhe ndjeshmëri në lëkurë.

Luani

Marrëdhëniet, si personale ashtu edhe profesionale, mund të kalojnë nëpër momente tensioni. Disa mund të ndiejnë zhgënjim ose humbje. Ky ndikim ju shtyn të mendoni më thellë se çfarë kërkoni realisht nga lidhjet tuaja dhe çfarë nuk funksionon më.

Akrepi

Pasioni është i lartë dhe situatat emocionale bëhen intensive. Mund të ndodhë një takim i fortë emocional ose rikthimi i një lidhjeje nga e kaluara, por gjithashtu edhe përfundimi i një raporti. Ngarkesa emocionale është e lartë dhe mund të ndikojë në gjendjen tuaj. Kërkohet kujdes edhe për shëndetin.

Ujori

Marrëdhëniet dhe miqësitë testohen. Ndikimi i Plutonit sjell situata të forta që mund të çojnë në përfundime të rëndësishme. Ka dëshirë për ndryshim dhe përjetime të reja, por duhet shmangur vendimmarrja e nxituar. Një njohje e re mund të jetë intensive, por jo domosdoshmërisht e qëndrueshme.

Kjo periudhë kërkon qartësi dhe vendime të drejta. Ajo që vendosni tani mund të ndikojë në drejtimin emocional për muajt në vijim.