Sipas astrologes profesioniste Emma Jade, tri shenja të zodiakut do të jenë jashtëzakonisht me fat gjatë pjesës së mbetur të sezonit të Virgjëreshës. Deri më 22 shtator, duket se po kalojmë një periudhë ndryshimesh të mëdha, ku gjërat nisin të marrin drejtimin që kemi dashur prej kohësh.
Sezoni i Virgjëreshës shpërblen organizimin, këmbënguljen dhe përkushtimin, cilësi që për këto tri shenja vijnë natyrshëm. Për më tepër, fakti që ky sezon përkon me fundin e periudhës së eklipseve duket se po heq një peshë të madhe nga supet e tyre. Për to, është vërtet fillimi i një kapitulli të ri.
1. Bricjapi
Sezoni i Virgjëreshës zakonisht është një periudhë e mirë për ty, por këtë herë fati yt është edhe më i madh. Arsyeja është se edhe Mërkuri ndodhet në Virgjëreshë deri më 10 shtator, një pozicion ku, sipas Emma Jade, planeti është në shtëpinë e vet dhe funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme. “Ky është momenti kur Mërkuri është më i fuqishëm gjatë gjithë vitit”, shpjegon astrologia.
Kjo do të thotë se gjithçka ku po investon energjinë tënde tani ka shumë gjasa të të rikthehet shumëfish. Dhe pjesa më e mirë? Nuk do ta ndjesh aq shumë lodhjen që zakonisht mund të shfaqet në mesin e shtatorit, sepse gjërat do të ecin pothuajse vetë.
Do të ndihesh plotësisht në kontroll dhe pikërisht kjo të bën një nga shenjat më të favorizuara të këtij sezoni. Me kërkesat e tua të drejtpërdrejta dhe me këtë dozë fati në anën tënde, duket se nuk ke shumë pengesa përpara. Për sa kohë që vendos kufij të qartë dhe nuk ke frikë të shprehësh atë që kërkon, ke shumë mundësi të dalësh fitues/e.
Këtë fat mund ta shijosh deri më 22 shtator, por 10 shtatori është data që duhet ta kesh parasysh. Emma Jade e cilëson si një lloj afati, pasi atë ditë Mërkuri largohet nga Virgjëresha dhe bashkë me të mund të zbehet edhe një pjesë e kësaj energjie të favorshme.
2. Demi
Kohët e fundit ke pasur më shumë ters se zakonisht. Në pothuajse çdo fushë të jetës tënde ke përjetuar një lloj ngecjeje që dukej sikur nuk donte të largohej. Prandaj, me siguri do të të gëzojë fakti që fati më në fund po kthehet në anën tënde.
Sipas Emma Jade, kjo lidhet edhe me faktin se Urani më në fund është larguar nga shenja jote. “Kjo është vjeshta jote e parë pas tetë vitesh kur toka nuk po të lëviz nën këmbë”, thotë ajo. Dhe sezoni i Virgjëreshës është pikërisht lloji i periudhës që të përshtatet.
Megjithatë, mos prit që gjithçka të jetë e qetë. Përpara teje janë disa biseda të vështira. Duke nisur nga 14 shtatori, mund të përballesh me debate dhe përplasje të forta që i ke shmangur që prej korrikut.
Por këtë herë, fakti që nuk po i fsheh më ndjenjat e tua është diçka pozitive. Mund të ndjesh sikur po të hiqet një peshë nga supet. Ka qenë një periudhë e vështirë, Dem, dhe këtë e di shumë mirë. Por tani po hyn në një fazë ku mirëqenien tënde po e vendos më në fund në plan të parë.
3. Virgjëresha
Sigurisht që edhe ti je në këtë listë, Virgjëreshë. Në fund të fundit, ky është sezoni yt. Për më tepër, Mërkuri ndodhet gjithashtu në shenjën tënde, duke të të bërë, sipas Emma Jade, “personin më të mprehtë në shumicën e dhomave”.
Madje, mund të zbulosh se ke të drejtë në një debat për të cilin të gjithë të tjerët ende po përpiqen të gjejnë përgjigjen.
Më 11 shtator do të ndodhë edhe Hëna e Re dhe, duke qenë se do të jetë në shenjën tënde, ndikimi i saj mbi ty pritet të jetë i fortë. Bëhu gati për një fillim të ri.
Kjo është një periudhë kur mund t’i japësh formë pothuajse çdo gjëje që ke në mendje. Megjithatë, ke një paralajmërim: mos nis diçka vetëm për t’u dukur mbresëlënëse para të tjerëve.
Zgjidh diçka që të përfaqëson vërtet dhe që do të dëshirosh ta vazhdosh edhe gjatë tetorit. Nëse arrin t’i përkushtohesh, mos u habit nëse pikërisht ajo gjë përfundon duke të hapur një derë të re në karrierë.
