Në të gjithë vendin rezulton se janë 2417 raste aktive, pra të prekur nga Covid dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.


Ministria e Shëndetesisë në përditësimin më të fundit shprehet se janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 101 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.


“Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42657 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë”, deklaroi doktoresha Flutura Beqo.


Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:


Tiranë                   1342


Durrës                   302


Shkodër                218


Fier                       96


Vlorë                     93


Lezhë                    84


Korçë                    78


Kukës                   69


Elbasan                 54


Berat                 29


Dibër                28


Gjirokastër      24