Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Reshje shiu të karakterit lokal dhe me intensitet kryesisht të ulët priten përgjatë zonave malore në lindje dhe jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.
Deti: Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 1-2 ballë.
