Për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite.
Reshje shiu me intensitet kryesisht kë ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në orët e mesditës e pasdites.
Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.
Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.


