Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.