Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime kryesisht në veri dhe më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në jug, e gradualisht reshjet e shiut do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Lokalisht priten reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.