Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. 

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore. 

Temperaturat do të variojnë nga 14 gradë Celcius vlera minimale deri në 37 gradë Celcius, vlera maksimale. 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s. 

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.