Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit, që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës, reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme, me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit.

Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 10m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon  do te jetë i forcës 1-3 ballë.