Siguria ushqimore jo gjithmonë garantohet nga institucionet e Ministisë së Bujqësisë, ku janë inspektorët e ushqimit ata që të kujdesen që tryeza e konsumatorit të jetë e mbushur me produkte ushqimore që kanë vlera, e jo baktere apo helmet e medikamente veterinare.
Në vitin 2026 në vendin tonë janë futur 28.7 tonë mish pule me prezencë të lartë antibiotikësh.
Në rastin e parë kofshat e ngrira të pulës rezultuan me prani të lartë antibiotiku Docycycline. AKU i nisi hetimet për mishin me helme pasi e gjithë sasia prej 776 kg ( 1.7 tonë ) u ble nga qytetarët në supermarkete, restorante apo fast-food
Në dokumentet zyrtare të AKU thuhet se biznesi që shiti mishin e pulës me ilaçe shkeli dhe rregullat e gjurmueshmërisë.
“ Bottom of FormNga kontrollet e ushtruara rezultoi se e gjithë sasia prej 1,776 kg mish pule me datë skadence 19.01.2027, importuar nga Brazili, ishte tregtuar dhe nuk ishte në gjendje në ambientin frigoriferik të subjektit. Po kështu, ky i fundit kishte mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë në tregtimin e produktit ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën prej ALL 100,000 (njëqind mijë lekë). ’’
Por ky nuk është rasti i vetëm që mishi i rrezikshëm me helme kalon traun e doganës dhe të AKU, edhe pse kontrollorët e ushqimit janë çdo ditë në PIK. Por ndryshe nga episodi i parë kësaj herë mishi i pulës prej 26, 988kg ( 26.9 tonë ) me prezëncën e antibiotikut Tilmicosin për fat të mirë nuk mbërriti tek pjata e qytetarëve pasi e gjithë sasia e produktit u bllokua në kohë.
‘’Nga kontrollet e ushtruara rezultoi se e gjithë sasia prej 26,988 kg ( 26.9 tonë ) mish pule me datë skadence 12.02.2027, importuar nga Brazili, ishte e bllokuar në subjekt, në gjendje të izoluar në dhomë frigoriferike. Ky produkt nuk ishte shpërndarë në treg. Subjektit detyrohet të marrë masa për asgjësimin e produktit apo kthimin e tij në vendin e origjinës‘’.
Docycycline dhe Timicosin janë dy lloje antibitoku të cilat përdoren trajtimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes tek shpendët. Edhe pse antibiotikët janë pjesë e PMV prania e tyre në produkt ka një kufi. Nëse i referohemi rastit të parë mishi i pulës kishte 7 mikrogramë\kg antibitok më tepër se norma e lejuar. Ndërsa ngaeksa e dytë e mishit të pulës rezultoi të kishte 2.13 herë me tepër se kufiri që lejon Agjensisa Europiane e Barnave nga 75 mikgramë\kg, mishi i pulës që erdhi në Shqipëri rezultoi 160 mikragramë\kg.
Edhe pse siguria ushqimore cilësohet si provimi më i vështirë që Shqipëria duhet të kalojë para se të behët pjesë e familjes Europiane, rastet e përsëritura që qytetarët janë ushqyer me mishi të pashëndetshme, tregojnë se kontrollet AKU janë shumë larg kërkesave të BE.
Top Channel
