Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së diel.
Orët e para të ditës do të karakterizohen kryesisht nga mot i kthjellët, ndërsa gradualisht pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të bëhen më të dendura.
Nga mesdita dhe gjatë pasdites parashikohen reshje të dobëta dhe me kohëzgjatje të shkurtër. Ato do të jenë të izoluara dhe do të përqendrohen kryesisht në zonat lindore dhe jugore të vendit.
Era do të fryjë nga veriperëndimi drejt juglindjes, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë.
Në zonat bregdetare, deti do të jetë relativisht i qetë, me dallgëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.
