Vizitat në sitet kulturore të Shqipërisë janë më të lehta se kurrë! Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë lajmin se nga sot biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike mund të blihen online përmes platformës e-Albania.
Ky shërbim i ri elektronik, sipas ministrit synon të lehtësojë përvojën e vizitorëve vendas dhe të huaj, duke ofruar një mënyrë të shpejtë, moderne dhe të sigurt për blerjen e biletave për sitet kulturore të vendit.
Postimi i ministrit Gonxhja:
Tani, vizitat në sitet kulturore të Shqipërisë janë më të lehta se kurrë, me biletat elektronike!
Nga sot, mund të blini online biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike, drejt nga e-Albania.
Nëpërmjet këtij shërbimi ju mund të vizitoni:
-Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
-Muzeun Kombëtar Etnografik, Krujë
-Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat
-Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Shkodër
-Kalaja e Shkodrës
-Kalaja e Gjirokastrës
-Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier
Vetëm në pak hapa:
-Zgjidhni “Biletaria online për sitet kulturore” në e-Albania
-Caktoni sitin që dëshironi të vizitoni
-Përzgjidhni llojin e biletës
-Kryeni pagesën online



