“Mundësi e kushtëzuar nga sfidat”. Rruga drejt Bashkimit Evropian nuk është e lehtë… veçanërisht për sipërmarrjet. Këto të fundit duhet të tejkalojnë veten para se Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian Në këtë drejtim është Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve që është gati të japë “një dorë”.

“Ne jemi duke punuar për të ndërtuar një urë bashkëpunimi mes institucioneve dhe sipërmarrjeve, në mënyrë që bizneset shqiptare të kenë mundësi të përgatiten për kërkesat që do të sjellë integrimi europian. Programi synon t’i mbështesë ato në rritjen e kapaciteteve, përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe përafrimin me praktikat që zbatohen në tregun e Bashkimit Europian.”

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, rreth 98% e bizneseve që operojnë në vend janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, duke mbajtur një peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare. Për këtë arsye, përshtatja me standardet europiane mbetet një sfidë e rëndësishme, veçanërisht për bizneset me kapacitete të kufizuara financiare dhe njerëzore.

“Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sfida nuk lidhet vetëm me dëshirën për të dalë në tregjet ndërkombëtare, por edhe me mundësitë reale për ta bërë këtë. Ato kanë nevojë për mbështetje në disa drejtime, nga përmirësimi i proceseve të prodhimit dhe menaxhimit, te standardet e cilësisë, certifikimet dhe aftësia për të përmbushur kërkesat e partnerëve europianë.”

Nga sondazhi i zhvilluar në muajt tetor-nëntor dhe dhjetor të vitit të shkuar tregoi se nga rreth 2,500 kompani të analizuara, vetëm 15 për qind janë të njohura me kërkesat dhe funksionimin e tregut europian, çka tregon se informimi dhe ndërgjegjësimi i bizneseve duhet të jetë hapi i parë për rritjen e pranisë së tyre në tregun e Bashkimit Evropian.

“Ky rezultat tregon se kemi ende shumë punë për të bërë në drejtim të komunikimit me biznesin. Një kompani nuk mund të përgatitet për një treg që nuk e njeh. Prandaj është e rëndësishme që sipërmarrësit të informohen për rregullat, procedurat, mundësitë e financimit dhe standardet që duhet të përmbushin, në mënyrë që të mos përballen me këto kërkesa vetëm në momentin kur synojnë të eksportojnë.”

Para se të trokasë në dyertë e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, vendi duhet fillimisht të integrohet institucionalisht dhe ekonomikisht. grami Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve mbetet një mundësi e mirë për tu rritur.