
“Murtaja” e re këtij shekulli dhe që po kërcënon botën, Covid-19 u regjistrua për herë të parë në Kinë dhe nga andej u përhap në të gjithë botën. Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja e ka përjetuar këtë situatë të rrezikshme pikërisht në shtetin ku shpërtheu fuqishëm koronavirusi, duke qëndruar kështu prej muajsh edhe i izoluar, si rezultat i bllokimit të kufijve.
Në një status në Facebook, ambasador Belortaja shkruan se është e pabesueshme që sot pas mijëra vitesh dhe përparim të shkencës dhe të mjekësisë një virus po kërcënon njerëzimin .
“Kush do ta besonte që mbas mijëra vjet eksperience mjekësore, qindra vjet shkence epidemiologjike, male studimesh, armata shkencëtaresh e nja ..72 vjet OBSH me superbuxhet e superfuqi kërkimore, me laboratorë që zbërthejnë atomin e kontrollojnë e garantojnë se mos vjen virus nga jashtëtokësorët, konkluzioni botëror të ngelet kaq mjeran: lani duart, mbuloni fytyrën dhe ..sa më larg njëri-tjetrit!”, shkruan Belortaja.
Ambasadori e ka një zgjidhje për këtë situatë për këtë kërcënim, ndërsa shkenca po përpiqet që t’i kundërpërgjigjet me anë të një vaksine.
“Ç’mund të bëjë njeriu i shekullit 21 në këto rrethana? Asgjë, veçse: të laje duart, vërë një maskë dhe ..të largohet nga njerëzit! Më vjen keq që s’jam duke thënë..asgjë të bukur..” shkruan më tej Belortaja.