Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.
