Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 3/15 Diell

Kukës -3/9 Diell

Lezhë 6/13 Diell

Dibër -2/9 Diell

Durrës 6/16 Diell

Tiranë 5/17 Diell

Elbasan 3/17 Diell

Berat 1/18 Diell

Vlorë 6/16 Diell

Korçë -1/10 Diell

Gjirokastër -3/17 Diell

Sarandë 5/18 Diell