Ditën e sotme do të kemi kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kryesisht të kthjellëta në të gjithë territorin.
Sa i përket temperaturave, ato do të variojnë sipas zonave gjeografike. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin në 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 22°C.
Në zonat e ulëta, termometri do të shënojë nga 7°C në orët e mëngjesit deri në 22°C në mesditë. Ndërsa në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera minimale rreth 2°C dhe maksimale deri në 16°C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat bregdetare, në intervale të shkurtra, era mund të fitojë intensitet dhe të bëhet e fortë.

