Platforma elektronike e-Albania ka njoftuar qytetarët se do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së sistemit. Shërbimet e portalit do të jenë jashtë funksionit duke nisur nga data 15 maj, ora 22:00, deri më 18 maj, ora 08:00.

NJOFTIMI:

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:
15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00
Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.