Kjo e diel do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe në lugina era pritet të arrijë shpejtësi deri 17m/s Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.






