Nëse tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave kundër kancerit të gjirit, nëntori është muaji që i dedikohet fushatave kundër diabetit.
Është kjo sëmundja që cilësohet “epidemia e heshtur” e shoqërive të sotme. Me ndryshimin e stilit të jetës dhe mënyrës së ushqyerjes janë rritur shifrat e të sëmurëve me diabet.
100 mijë persona në vendin tonë, apo 10% e popullsisë së rritur vuajnë nga diabeti. Mjekë endokrinologë nga gjithë Europa, gjatë një takimi rajonal në Tiranë kanë ngritur disa problematika që po shkakton debati sot, ku një prej tyre është këmba diabetike.
Endokrinologu Florian Toti, njëherësh President i Shoqatës së Diabetit, tregon për rritjen e sëmundshmërisë nga këmba diabetike, por dhe mungesën e specialiteteve të veçanta për trajtimin e këtyre pacientëve.
Sot, afro 2% e personave me diabet vuajnë nga këmba diabetike, e cila për shkak të problematikave të shumta shkakton deri në invalidizim të pacientëve, ndërsa para 20 vitesh kjo shifër ka qenë 0.5%.
