Monedha europiane mbetet e dobët përballë lekut edhe në nisje të këtij vitit.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane po këmbehet me 96.77 lekë një prej niveleve më të ulëta të regjistruara ndonjëherë.Banka e Shqipërisë planfikon të tërheqë deri në 450 milionë euro nga tregu gjatë vitit 2026. Ajo do të shtojë ndërhyrjet, ku sipas kalendarit te publikuar pritet te terhiqen rreth 100 milione euro me shume se planifikimi per kete vit. Nderhyrjet kryhen per efekt te reserves valutore por edhe me qëllim stabilizimin e kursit te kembimit.Në total janë rreth 26 anakande që janë planifikuar pjesa më e madhe e të cilave planifikohen të realizohen gjatë verës ku edhe qarkullimi I monedhës europiane është më i madh.
Ndërkohë nga të dhënat Banka Qendrore ka kryer blerje të konsiderueshme të valutës edhe gjatë vitit 2025 dhe deri në fund të 9-mujorit, këto blerje kishin vlerën e rreth 800 milionë eurove,
Por pavarësiht kësaj kursi euro-lek vijoi të mbetet ei dobët.
Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë monedha europiane ka pësuar një dobësim me gati 2 pikë pasi këmbehej me rreth 98,46 lekë.
Kundrejt të njëjtës datë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 2.1%.
Kjo situatë sipas agjentëve të këmbimit valutor ka ardhur pasi në ditët e fundit në treg po qarkullon sasi e shtuar e valutës së huaj, çka përfaqëson një tendencë pak a shumë të zakonshme sezonale. Kjo ndikohet më së shumti nga kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit duke sjellë më të ardhura pranë familjeve të tyre.Por edhe si pasojë e prurjeve nga turistët.
