Shkurti sjell gjithmonë një atmosferë të veçantë. Është koha kur momentet e bukura marrin më shumë vlerë dhe ndahen me njerëzit që duam. Për ta bërë këtë periudhë edhe më të ngrohtë dhe plot emocion, DigitAlb vjen me një ofertë që bashkon argëtimin, surprizat dhe uljet ekskluzive në një eksperiencë të vetme.

Me paketat DUA Familjare dhe DUA Premium përfitoni zbritje deri në 35%, duke hapur një botë programacioni të larmishëm e të përshtatur për çdo shije. Nga filmat që krijojnë atmosferë romantike, te ndeshjet më emocionuese të futbollit, çdo mbrëmje mund të shndërrohet në një kujtim të këndshëm.

Por jo vetëm kaq. Abonimet DUA Premium 12-mujore përfshijnë dhuratë edhe spektaklin shumë të ndjekur Big Brother VIP Albania, me dy kanale të dedikuara live 24 orë në DigitAlb. Emocione dhe surpriza pa ndërprerje gjatë gjithë ditës për këdo që nuk do të humbasë asnjë zhvillim nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ky është momenti i duhur për të bërë abonimin tuaj. Një film cilësor, një ndeshje plot emocione apo një spektakël që mbledh të gjithë familjen përpara ekranit, zgjedhja është e juaja. Prandaj vizitoni pikat zyrtare të shitjes DigitAlb ose faqen online www.digitalb.al dhe zgjidhni paketën e abonimit DUA që ju përshtatet më shumë. Është koha ta ktheni çdo mbrëmje në një festë të vogël, sepse kujtimet më të bukura janë ato që ndahen bashkë.

DigitAlb, pjesë e familjes.