Që prej sot, në hapësirën Shengen kanë hyrë në zbatim rregulla të reja për kontrollin e kufijve, pas aktivizimit të plotë të Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (EES). Ky mekanizëm i ri zëvendëson vulat tradicionale në pasaportë me një sistem dixhital që regjistron automatikisht hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Në praktikë, udhëtarët tashmë duhet të përdorin terminale vetëshërbimi në kufijtë e jashtëm të BE-së për të skanuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Gjatë regjistrimit të parë, sistemi mbledh të dhëna biometrike si imazhi i fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, të cilat ruhen për një periudhë deri në tre vjet dhe përdoren për verifikimet në hyrjet dhe daljet e ardhshme.
Rregullat e reja vlejnë për të gjithë shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së apo Shengenit dhe që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore. Kjo përfshin edhe ata që udhëtojnë pa vizë për arsye turistike apo biznesi, si dhe persona që zotërojnë prona në BE, por nuk kanë leje qëndrimi.
