Instituti i Statistikave Kombëtare (INSTAT) publikoi të dhënat për aksidentet rrugore, sipas të cilave gjatë muajit mars 2026 janë regjistruar 89 aksidente, me 117 persona të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).
Sipas INSTAT, në periudhën janar–mars 2026, numri i aksidenteve rrugore ka shënuar një rënie prej 6,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat tregojnë se 86,5 % e aksidenteve gjatë muajit mars kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, duke mbetur faktori kryesor që ndikon në sigurinë rrugore.
Grupmosha 25–34 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke zënë 32,6 % të totalit të rasteve të regjistruara.
Sa i përket shpërndarjes sipas ditëve të javës, numri më i lartë i aksidenteve është regjistruar ditën e enjte me 18,0 %, ndërsa më i ulëti ditën e diel me 9,0 %.
Ndërkohë, orari me përqendrimin më të madh të aksidenteve rezulton të jetë intervali 17:00–19:00, që përbën 23,6 % të totalit.
