Aktori Florjan Binaj ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me deklaratën e tij. Binaj falenderoi sponsorat rusë, të cilët bënë të mundur daljen në protestë të tyre. Binaj ftoi të gjithë qytetarët që të marshojnë të shtunën, për të treguar se nuk nënshtrohen dot.

“Unë dua të bëj një falënderim për sponsorat rusë që na bënë të mundur të dalim në protestë.

E zëmë se ne paskemi marrë lekë nga Rusia, po ata që kanë lënë vendin dhe janë larguar, kush i ka sponsorizuar. Rusia i ka sponsorizuar. Edhe Putin, ka opozitë. Por ky nuk e pyet fare.

Kjo është një betejë për të vërtetën. E vërteta do sjelli drejtësinë. U bëj thirrje të gjithëve, të marshojmë të shtunën, për t’i treguar se nuk na mbledh askush. Policëve që janë këtu, vuajnë njësoj si ne dhe ata”, tha Binaj.