Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira deri në orët e mesditës, ndërsa më pas moti do të jetë i kthjellët.
Era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 20m/sek.
Ndërkohë, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë.



