Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë relieveve malore.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 14 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.