Çmimet përshpejtuan ritmet e rritjes në Eurozonë gjatë gushtit duke bërë që inflacioni të rritet në 3.3%, duke regjistruar nivelin më të lartë në tre vjet.
Ndikimin kryesor e dha shtrenjtimi i fortë i çmimeve të energjisë, ku sipas të dhënave të Eurostat regjistruan një rritje vjetore me 14.3%, të ndikuara nga lufta në Iran dhe ndërprerja e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit.
Shtrenjtimi vijoi gjatë gushtit edhe për shërbimet me 3%, edhe pse më një ritëm më të ngadaltë së në muajin korrik.
Ndërkohë, inflacioni bazë që përjashton çmimet e energjisë, ushqimeve e duhanit ra duke konfirmuar se rritja e kostove të energjisë nuk është përhapur ende gjerësisht në produkte e shërbime të tjera.
Norma e inflacionit në Eurozonë ka arritur tashmë dukshëm mbi objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Europiane. Pritshmëritë janë që Banka Europiane të rrisë normat e interesit me 0.25 pikë përqindje gjatë takimit të ardhshëm që do të mbahet më 10 shtator, ndërsa politikbërësit po tentojnë të mbajnë nën kontroll presionet mbi çmimet.
Shefja e Bankës Europiane Christine Lagarde paralajmëroi në Korrik se shoku energjetik i nxitur nga konflikti në Lindjen e Mesme pritet të intenfisikohet më tej, ccka lë të kuptohet se inflacioni pritet të qëndrojë I lartë të paktën edhe nw muajt ne vijim.
