Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë ndryshime të shpeshta në mot.

Pas një fillimi të ditës me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në shumë zona të territorit, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.